Klopp kishte veshur të brendshme “CR7” para finales së Ligës së Kampionëve

Klopp kishte veshur të brendshme “CR7” para finales së Ligës së Kampionëve

14 August 2019 17:25

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte veshur të brendshme të brendit të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo në zhveshtore në fjalimin para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit më 2018, sipas Georginio Wijnaldum.

Wijnaldum ka treguar se trajneri gjerman kishte gjetur një mënyrë unike për t’i relaksuar lojtarët pas presionit të madh që kishin teksa bëheshin gati për finalen e madhe. Klopp kishte vendosur të veshë të brendshme të brendit të Ronaldos, pak para ndeshjes në Kiev, duke habitur lojtarët.

“E pamë që kishte veshur të brendshme të brendit të Ronaldos. Ai e mbajti takimin me fanellën e futur nën të brendshmet ‘CR7’. Të gjithë në zhveshtore u shtrinë në tokë duke qeshur. Kjo me të vërtetë e theu akullin. Zakonisht, në situata të tilla, të gjithë janë seriozë e të fokusuar. Por ai ishte i relaksuar dhe bëri shaka”, ka thënë holandezi për “The Athletic”, duke shtuar se gjermani vazhdimisht ua heq presionin lojtarëve, transmeton Koha.net.

Liverpooli humbi në finalen e atij viti 3 me 1 me gabime të Loris Kariusit. Megjithatë, një vit më vonë “Të Kuqtë” pushtuan Evropën duke fituar ndaj Tottenhamit 2 me 0 në finale.

Image

Wijnaldum ka thënë se e vlerëson Kloppin për sjelljet që ka dhe besimin që u jep lojtarëve.

“Kur kam probleme gjithmonë mund të shkoj te trajneri. Mund t’i shkruaj disa ditë më herët dhe ta pyes nëse ka një minutë kohë për mua. Gjithmonë është kurioz. ‘A është diçka keq, mirë? Çfarë ka ndodhur?’ Ai gjithmonë përpiqet të sillet mirë me të gjithë, të ndihmojë në atë që ata po kalojnë. Është shumë i veçantë për mua. E shoh më shumë se një trajner – si një mik shumë të mirë”, ka shtuar Wijnaldum.

“Të gjithë më pyesin si është si person. ‘A është false ajo që e bën në fushë?’ Jo, është pikërisht ashtu. Edhe në ushtrime është i njëjti. Kështu është”, ka shtuar më tej holandezi.

Liverpooli sonte luan me Chelsean në Super Kupën e UEFA-s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme