Sport

Bacca vendos për të ardhmen e tij

Agjenti i Carlos Baccas ka njoftuar se sulmuesi kishte oferta të majme nga Kina, por dëshiroi qëndrimin te Milani.

Të mërkurën është raportuar se klubi kinez Tianjin Quanjian ishte interesuar për kolumbianin, por lojtari nuk ishte bindur nga oferta.

“Carlosi është shumë i lumtur te Milani”, ka thënë Sergio Barila për MilanNews.

“Klubi dhe trajneri [Vincenzo Montella] janë të kënaqur me të. Në janar, disa klube europiane ishin të interesuara ndërsa tani klubet kineze kanë shprehur interesim. Ata ofruan shumë para, por Carlosi dëshiron qëndrimin. Nuk po vlerëson tjetër situatë”.