Nzonzi mund të përfundojë në Turqi

Nzonzi mund të përfundojë në Turqi

13 August 2019 13:42

Mesfushori i Romës, Steven Nzonzi karrierën mund ta vazhdoj në Superligën e Turqisë, raporton “Sky Sport Italia” të martën. Galatasaray e Fenerbahçe janë duke u interesuar për shërbimet e tij.

Nzonzi do të kishte interesim më të madh në transferimin te Galatasaray për faktin se skuadra nga Stambolli do të luaj në Ligën e Kampionëve, transmeton “Koha Ditore”. Galatasaray ka kontaktuar Romën për të pyetur për mesfushorin francez.

Ndërkohë po ashtu interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe që ka shprehur gatishmëri t'i ofroj Nzonzit pagë prej tre milionë euro plus bonuset, pagë që e ka te Roma.

Nzonzi 30-vjeçar u transferua te Roma nga Sevilla një vit më parë për 26 milionë euro plus bonuse. Ai luajti 39 ndeshje në të gjitha garat për Romën stinorin e kaluar, duke ndihmuar me një gol dhe dy asistime, mirëpo francezi nuk u adaptua me jetën në Serie A të Italisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme