Napoli udhëheq garën për Llorenten

Napoli udhëheq garën për Llorenten

13 August 2019 13:09

Napoli po e udhëheq garën për transferimin e sulmuesit spanjoll Fernando Llorente, bën të ditur “La Repubblica” të martën.

Llorente 34-vjeçar aktualisht ëstë lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Tottenhamin. Për të po interesohen edhe Fiorentina, Lazio e Manchester Unitedi, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Napoli po shihet si favorit për transferimin e tij.

Llorente do të ishte një zëvendësues ideal për skuadrat. Stinorin e kaluar ai shënoi tetë gola dhe asistoi pesë në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Kryesisht ishte rezervist në ato ndeshje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme