Sport

Interi shpreh interesim për Kostas Manolas

Interi raportohet se do të përdorë takimin e së dielës me Romën për të negociuar për Kostas Manolas.

Zikaltërit janë lidhur me një transferim të mbrojtësit grek, i cili ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin romak.

Tuttosport raporton se në ndeshjen e së dielës Interi do t’i bëjë ofertë prej 45 milionë eurove për Manolas.

Kjo shifër mund të ulet në 38 milionë, pasi romakët duhet të paguajnë tetë milionë për Juan Jesusin gjatë verës.

Në rast transferimi, Manolas do të përfitojë tre milionë euro në sezon.