Ilir Latifin nuk e mbajnë gjunjët, “knock-out” që në raundin e dytë

Ilir Latifin nuk e mbajnë gjunjët, “knock-out” që në raundin e dytë

12 August 2019 13:41

Mbrëmja e së shtunës së 10 gushtit preferohet të fshihet sa më shpejt nga mendja e Ilir Latifit.

Boksieri shqiptar i MMA-së, por që përfaqëson flamurin suedez, është mposhtur në “Antel Arena” në Montevideo të Uruguai me “knock-out” teknik.

36 vjeçari rezistoi vetëm një raund, pasi me rikthimin në ring u godit fort nga Volkan Oezdemir duke përfunduar në parket. Kjo ishte humbja e 7-të e Latifit në karrierë, në 22 ndeshje të zhvilluara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme