Fitoren ndaj Newcastlet Xhaka ia dedikoi Kolashinacit dhe Ozilit Foto: Reuters

Fitoren ndaj Newcastlet Xhaka ia dedikoi Kolashinacit dhe Ozilit

12 August 2019 11:39

Granit Xhaka ia ka dedikuar fitoren ndaj Newcastlet, bashkë-lojtarëve Sead Kolashinacit dhe Mesut Ozilit.

Të dy lojtarët munguan të shtunën, pasi të dy kishin një problem në jetë e tyre të përditshme.

“E dimë historinë për Seadin dhe Mesutin. Nuk është e lehtë për ta ose për familjet e tyre. U munduam të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë”, deklaroi Xhaka.

Ai foli edhe për ndeshjen ndaj Newcastlet dhe tha se është i lumtur me fitoren.

“Është gjithmonë mirë të fitosh, sidomos kur je mysafir. Ishte ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë të dy klubet ishim duke u mbrojtur duke mos pasur shumë shanse për të shënuar. Në pjesën e dytë, për mendimin tim, ishim skuadër më e mirë. Jemi të lumtur që i fituam tri pikë”, përfundoi Xhaka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme