Sport

Milani në garë për Rebiqin

Descriptive Text

AC Milani ka hyrë në garë për kroatin Ante Rebiq.

Në garë për yllin e Eintracht Frankfurtit është rivali lokal i Milanit, Interi, raporton Tuttosport.

Supas këtyre raporteve thuhet se Milani ka hyrë në garë për Rebiqin pas dështimit të arritjes së një marrëveshje me Atleticon për Angel Correan, transmeton Koha.net.

Frankfurti tashmë ka shitur Sebastian Hallerin e Luka Joviqin këtë verë, megjithatë është i gatshëm të shesë edhe Rebiqin në rast se vjen ndonjë ofertë prej 40 milionë euro për shërbimet e tij.