Sport

Pas lëndimit, City ndal bisedimet me Sanen

Descriptive Text

Lëndimi i Leroy Sanes, ka bërë që drejtuesit e Manchester Cityt, të ndalin bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Ylli gjerman pësoi një lëndim të rëndë në ligamente dhe pritet të mungojë së paku gjashtë muaj, transmeton KTV.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të Cityt, të ndalin bisedimet me Sanen, për vazhdimin e kontratës.

Për Sanen, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Bayern Munich, por lëndimi i tij e ka komplikuar edhe më shumë transferimin në Gjermani.