Dresheviq “bombardon” Feyenoordin, i siguron një pikë Heerenveenit

Dresheviq “bombardon” Feyenoordin, i siguron një pikë Heerenveenit

11 August 2019 17:48

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm kundër Feyenoordit, duke i siguruar një pikë ekipit të tij Heerenveenit.

Dresheviq shënoi në minutën e 80 të takimit, me një goditje të jashtëzakonshme nga largësia, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Botman.

Kujtojmë se Dresheviq kishte shënuar edhe ndaj Heraclesit një gol të bukur, duke shkuar kështu në kuotën e dy golave nga dy ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme