Skuadra e Mitrovicës ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të kualifilikimeve për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave në kuadër të ndeshjeve të Grupit 2, që po zhvillohen në Nikshiq të Malit të Zi.
Pas fitores kundër Olimpia Cluj, kampionet e Kosovës sot e kanë mposhtur kampionet e Bullgarisë, NSA Sofia, me rezultat 2:0, transmeton Koha.net.
Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Ambra Gjegji, në minutën e 28-të dhe Liridona Syla, në minutën e 50-të.
Pas xhiros së dytë Mitrovica kryeson renditjen me 6 pikë dhe tani i mjafton barazimi në ndeshjen e fundit kundër kampionit të Malit të Zi, Breznica Pljevlja për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
-
10 gusht 2019 23:25
-
Shpërndaje në: