Sport

Guardiola pret që Sane të mungojë 6-7 muaj

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pret që anësori Leroy Sane të mungojë “gjashtë deri në shtatë muaj” për shkak të lëndimit në gju.

23-vjeçari lëndoi ligamentin në përballjen e së dielës me Liverpoolin në Community Shield.

Gjermani, që është i lidhur me një kalim te Bayerni, do të operohet javën e ardhshme.

“Është lajm jashtëzakonisht i keq. Nuk e di sa do të jetë jashtë. Zakonisht këto lëndime marrin gjashtë apo shtatë muaj kohë – shpresoj të kthehet në shkurt ose mars”, ka thënë ai para ndeshjes ndaj West Hamit në xhiron e parë të Premier Ligës të shtunën.