Sport

Zvicra vazhdon të forcohet si qendër e futbollit shqiptar

Plot lajme për futbollistë shqiptarë janë dhënë në mediat zvicerane të mërkurën. Nuk është ndonjë gjë e re kjo.

Zvicra ka kohë që është qendër e futbollit shqiptar në Evropë. Dhe si e tillë po vazhdon të forcohet. Lojtarët kryesorë të Zvicrës janë shqiptarë, transmeton Koha Ditore.

Klubet e Superligës zvicerane, por edhe të kategorive të tjera, janë të mbushura me lojtarë shqiptarë.

Në Zvicër luajnë apo janë zhvilluar edhe lojtarë të rëndësishëm të Kosovës e Shqipërisë.

Për më tepër në shkollat e klubeve zvicerane ka shumë futbollistë shqiptarë dhe trendi i furnizimit të disa përfaqësueseve me lojtarë shqiptarë nga Zvicra pritet të vazhdojë.

Do të vazhdohet edhe me dalje të lojtarëve cilësorë shqiptarë nga klubet zvicerane në drejtim të klubeve e ligave të forta evropiane. Nedim Bajrami është njëri prej lojtarëve që premtojnë shumë për të ardhmen. Potencialin e tij e ka vërejtur Juventusi, që sipas gazetës së njohur zvicerane "Blick", e ka transferuar të mërkurën.

Transferimi nuk është zyrtarizuar nga klubet, por kjo vlerësohet të jetë çështje ditësh. Bajrami është i lindur në Zuerich dhe aktualisht luan për U-21 të Zvicrës. I ka gjashtë ndeshje, ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat e shtetit "helvetik"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)