Sport

Williams, sportistja më e paguar sipas revistës "Forbes"

Tenistja amerikane, Serena Williams, është sportistja më e paguar në botë sipas revistës "Forbes".

Williams 37-vjeçare në vitin e fundit ka pasur fitime prej 29.2 milionë dollarë, përfshirë 25 milionë prej tyre nga reklamat, transmeton Koha Ditore.

Në të vërtetë, të 11 sportistet më të paguara vitin e fundit janë teniste. E dyta në renditja është japonezja Naomi Osaka, fituesja e "US Openit" të vitit të kaluar, që ka pasur të hyra prej 24.3 milionë dollarësh.

E treta në listë është gjermania Angelique Kerber me 11.8 milionë dollarë. Në pozitën e dymbëdhjetë, është futbollistja amerikane Alex Morgan me të hyra prej 5.8 milionë dollarësh, ndërsa në të 13-të është lojtarja e badmintonit nga India, PV Sindhu me 5.5 milionë dollarë.