Sport

Unitedi do ta gjobisë Lukakun

Foto: Getty Images

Manchester Unitedi do ta gjobisë Romelu Lukakun pasi ka munguar në stërvitje pa leje, raporton “BBC” të mërkurën.

Reprezentuesi i Belgjikës, Lukaku ka stërvitur me ish-skuadrën e tij Anderlechtin në dy ditët e fundit, transmeton “Koha Ditore”. Ai ishte paraparë të paraqitej në stërvitje të Unitedit të martën, por nuk e bëri këtë.

Sulmuesi 26-vjeçar është duke u kërkuar nga Interi dhe Juventusi, ndërsa nuk ka luajtur fare në ndeshjet para-sezonale të klubit për shkak të lëndimit.

Në korrik Manchester Unitedi refuzoi një ofertë prej afro 60 milionë euro të Interit për Lukakun. Interi ende shpreson në transferimin e sulmuesit.