Lille siguron Yazicin Foto: AA

Lille siguron Yazicin

07 August 2019 12:35

Lille ka transferuar mesfushorin turk Yusuf Yazici nga Trabzonspori për 16.5 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës turke Trabzonspor të martën.

Lille do të paguajë 16.5 milionë euro fillimisht, plus një milion tjetër pasi lojtari të luajë 25 ndeshje me klubin francez, transmeton “Koha Ditore”. Po ashtu si pjesë e marrëveshjes nga Lille te Trabzonspor është transferuar mbrojtësi Edgar.

Yazici është një lojtar që luan me këmbë të majtë, ndërsa Lille beson se ai mund të kontribuojë në gola dhe po ashtu të jetë rrezik i vazhdueshëm në sulm.

Ai shënoi katër gola në 30 paraqitje për Trabzonsporin duke luajtur si mesfushor ofensiv apo si sulmues i krahut të djathtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme