Sport

Ferizaj vendos për Bekim Isufin në krye të bankinës

Klubi futbollistik i Ferizajt ka njoftuar se nga sot trajneri i ri i kësaj skuadre është emëruar Bekim Isufi.

“Zyrtare: Bekim Isufi trajner i ri i skuadrës sonë. Bordi udhëheqës i klubit futbollistik ‘Ferizaj’, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020. Isufit i urojmë shëndet dhe suksese me skuadrën tonë. Vazhdojmë...”, thuhet në njoftimin për media të klubit.

Ferizaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Bekim Isufi e kishte udhëhequr Dritën drejt titullit të kampionit të Kosovës, por ishte shkarkuar në edicionin pasues, pas dështimit me këtë skuadër.

Ndërkohë u raportua se klubi nga Ferizaj, që së fundi ka ndërruar pronar, ka qenë në bisedime me Arbnor Morinën.

Vetë Morina, në një prononcim për KTV-në e ka konfirmuar lajmin, duke bërë të ditur që negociatat kanë filluar, derisa ish-trajneri i Dritës e Gjilanit, ka thënë se të hënën (sot) do të takohet me drejtuesit e skuadrës.