Sport

Balotelli pranë Flamengos

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është pranë transferimit te skuadra braziliane Flamengo, bëri të ditur “Goal.com” të hënën.

Bisedimet mes Balotellit dhe zyrtarëve të klubit brazilianë janë duke vazhduar. Flamengo ka shprehur gatishmëri t'i ofrojë Balotellit kontratë për dy vjet e gjysmë. Balotelli ndërkohë është i interesuar të luajë jashtë Evropës. 28-vjeçari aktualisht është pa angazhim.

Kontrata e tij me Marseillen i ka skaduar në qershor të këtij viti. Ishte transferuar te Marseille nga Nice në fillim të këtij viti.

Stinorin e kaluar në total luajti 25 ndeshje në Ligue 1 të Francës, ndërsa shënoi tetë gola dhe asistoi një.