Sport

Cancelo pranë Manchester Cityt

Mbrojtësi anësor portugez, Joao Cancelo, është shumë pranë transferimit te Manchester City, pasi është larguar nga fusha stërvitore e Juventusit të hënën, bëjnë të ditur mediumet italiane.

Cancelo është parë duke hyrë dhe dalë nga kompleksi stërvitor i Juventusit për vetëm 15 minuta. Mbrojtësi i djathtë do të niset për në Manchester, ku do të finalizojë transferimin te kampioni Manchester City, transmeton “Koha Ditore”.

Juventusi pritet të marrë 30 milionë euro dëmshpërblim, si dhe mbrojtësin e djathtë brazilian Danilo. Cancelo 25-vjeçar iu bashkua Juventusit verën e kaluar, ndërsa ndihmoi skuadrën drejt titullit të tetë rresht të Serie A.