Sport

Zyrtare: Maguire kalon tek Unitedi

Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Harry Maguire nga Leicester City.

26-vjeçari qendërmbrojtës ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me opsion për edhe të shtatin.

Anglezi raportohet se ka kaluar tek Unitedi për 80 milionë funte, rekord për një mbrojtës.

Ai iu bashkua Leicesterit më 2017 dhe deri tash ka pasur 76 paraqitje e ka shënuar pesë gola.