Sport

Brentfordi interesohet për Ajetin

Sulmuesi shqiptar i Baselit, Albian Ajeti, raportohet se po kërkohet në Championshipin anglez.

Është Brentfordi që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Zvicrës.

Sipas burimeve të “SkySportit”, megjithatë një marrëveshje mes klubit e lojtarit shihet si vështirë e arritshme, pasi raportohet se ai preferon një kalim në Premier Ligë dhe jo në rangun e dytë.