Sport

Unitedi refuzon ofertën e Realit për Pogban

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka refuzuar një ofertë të Real Madridit prej 30 milionë euro plus James Rodriguezin në shkëmbim për Paul Pogban, bën të ditur "The Times" të hënën.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po kërkon me ngulm të transferojë Pogban, mirëpo krerët e Manchester Unitedit kanë refuzuar një ofertë shkëmbimi.

Vlera e Pogbas sillet rreth 160 milionë euro, kështu që zyrtarët e Manchester Unitedit e kanë vlerësuar ofertën e Realit prej 30 milionë euro plus James Rodriguezin tepër të vogël, veçanërisht pasi vlera e Rodriguezit në treg ka rënë.

Kolumbiani Rodriguez dy stinorët e fundit ishte i huazuar te Bayern Muencheni, ndërsa për të kanë shprehur interesim këtë verë Napoli e Atletico Madridi.