Sport

Veseli drejt Turqisë

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Frederic Veseli do të largohet nga Empoli për të vazhduar karrierën në Superligën e Turqisë.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Veseli do t'i bashkohet skuadrës elitare, Denizlispor, me të cilën ka arritur marrëveshje, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Veseli me ekipin e ri do të firmosë kontratë katërvjeçare, kurse Empoli nga shitja e tij do të përfitojë rreth një milion euro.

Gjithçka pritet të bëhet zyrtare gjatë këtyre ditëve. Veseli ka kërkuar të largohet nga Empoli, që edicionin e ri do të bëjë gara në Serie B.

Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2016 dhe edicionin e shkuar pati 31 ndeshje në Serie A. Veseli para Empolit ka luajtur për ekipet si Lugano, Port Vale, Ipswich Town, Bury, Manchester United e Manchester City. Ai prej vitit 2015 është reprezentues i Shqipërisë dhe ka 20 paraqitje.