Sport

Dresheviq me supergol ndaj Heraclesit

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi i ri i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, ka kontribuar me gol në fitoren e thellë (4:0) të ekipit të tij, Heerenveen, në udhëtim kundër Heraclesit.

Ndeshja e zhvilluar të dielën, i ka takuar xhiros së parë të kampionatit holandez, transmeton Koha Ditore.

Dresheviq ishte i pazëvendësueshëm te Heereveeni dhe shënoi golin e epërsisë.

Ai në minutën e tetë realizoi gol nga gjuajtja e lirë prej rreth 30 metrave. Dresheviq 22-vjeçar, në janar të këtij viti iu bashkua Heerenveenit nga Elfsborgu dhe ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2022.

Ai në muajin qershor ishte ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet eliminatore të "Euro 2020" ndaj Malit të Zi e Bullgarisë, por nuk arriti të kompletojë me kohë dokumentacionin për të fituar të drejtën e lojës.