Sport

Kampionia e boksit që lufton me OCD-në

Virginia Fuchs prezantoi veten para botës së boksit në vitin 2016 në kualifikimet e SHBA-së për Lojërat Olimpike, kur e mposhti dy herë Marlen Esparzan, një kampione botërore. Në vitin 2017, Fuchs arriti deri te bilanci prej 18:0. Në vitin 2018, ajo fitoi medaljen e bronztë në Botëror, duke sulmuar kundërshtaret e saj të kategorisë mizë, mesatarisht, çdo katër sekonda gjatë një meçi nëntë minutash të boksit.

"Është një makineri!", tha Billy Walsh, kryetrajneri i skuadrës amerikane. "Ajo është një sportiste supreme".

Fuchs, e njohur si Ginny, është luftëtarja më me përvojë nga SHBA-ja dhe shpresat janë që ajo të fitojë medalje në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.

"Gati të gjithë po shikojnë tek unë që të fitoj të artën", thotë Fuchs, 31-vjeçarja nga Teksasi.

Mirëpo boksi është beteja më e vogël e saj.

Rreth 20 vjet më parë ajo mësoi se vuan nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv (OCD). Në janar Fuchs pati një kolaps që e dërgoi atë në trajtim për herë të dytë në jetë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)