Sport

City i cakton çmimin Sanes

Bayern Munich po insiston për t’i siguruar shërbimet e Leroy Sanen.

Por sipas “The Sun”, Manchester City, po kërkon rreth 170 milionë euro gjermanin, transmeton KTV.

Krerët e klubit “bavarez” tashmë i kanë dërguar ofertën lojtarit që thuhet se është pajtuar me kushtet personale.

Problemi i vetëm për “bavarezët” mbetet shuma e lart që po kërkon City.

Sane ka kontratë me anglezët deri në vitin 2021.