Sport

Ponte Prizreni merr amerikanin Sanders

Ajay Sanders është përforcimi i parë te skuadra e Ponte Prizrenit për edicionin 2019/20 në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Ekipi nga Prizreni të premten ka bërë të ditur marrëveshjen njëvjeçare me Sandersin (193 cm), që luan në pozitat 2 dhe 3. Pas Sandersit, Ponte Prizreni pritet t'i zyrtarizojë edhe përforcimet e tjera gjatë ditëve në vijim. "Ajay Sanders është përforcimi i radhës i huaj në skuadrën tonë, transmeton Koha Ditore.

Ai shquhet për efikasitet të lartë nga vija 6.75 metra. Ditëve në vijim do të kemi lajme të tjera edhe më bombastike", thuhet në njoftimin e Ponte Prizrenit.

Sanders edicionin e shkuar ka qenë pjesë e ekipit Costal Carolina në NCAA 1 dhe ka luajtur me mesatare prej 7.6 pikëve e 4.5 kërcimeve. Ai është amerikani i dytë te Ponte Prizreni për edicionin e ri, pasi ekipi edicionin e shkuar pati njoftuar se Malcom Canada ka vazhduar bashkëpunimin.

Ponte Prizreni edicionin e shkuar u inkuadrua në Superligë dhe arriti në çerekfinale të plejofit. Edicioni i ri në Kosovë nis në fund të muajit shtator.