Sport

Real Madridi siguron Van de Beekun

Skuadra e Real Madridit ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të premten se Reali ka arritur marrëveshje me Ajaxin, e cila do të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.

Mësohet se për transferimin e mesfushorit 22-vjeçar, Reali do të paguajë dëmshpërblim prej 50 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Van de Beek është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe te Reali do të jetë përforcimi i gjashtë gjatë kësaj vere pas Eden Hazardit, Luka Joviqit, Ferland Mendyt, Rodrygos e Eder Militaos.

Van de Beeki edicionin e shkuar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 13 herë në 57 paraqitje për Ajaxin në të gjitha garat.