Sport

Cavani refuzon Interin

Descriptive Text

Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani ka refuzuar Interin, pasi dëshiron që edhe edicionin e ardhshëm të mbetet pjesë e kampionit të Francës, Paris Saint-Germain.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja franceze "L'Equipe". Mësohet se Interi kishte kontaktuar Cavanin, duke i ofruar kontratë trivjeçare, por sulmuesi ka preferuar t'i mbetet besnik PSG-s deri vitin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata, transmeton Koha Ditore.

32-vjeçari, është pjesë e PSG-së prej vitit 2013 kur u transferua nga Napoli.

Ai edicionin e shkuar, ka shënuar 23 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Cavani ka edhe 114 paraqitje me Përfaqësuesen e Uruguajit për të cilën ka realizuar 48 gola.