Sport

Schumacheri është në gjendje të shikojë gara të F1

Michael Schumacher mund të shikojë garat e Formula 1 në TV dhe është duke bërë përparim në rikuperimin e tij, ka deklaruar ish-shefi i tij te “Ferrari”, Jean Todt.

Todt u ka ofruar tifozëve të Formula 1 një risi të rrallë për gjendjen e legjendës gjatë një interviste për "Radio Monte-Carlo", transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Todt, një nga shokët më të ngushtë të Schumacherit, ka thënë se legjenda e Formula 1 po bën përparim të mirë dhe se të dy shikojnë së bashku gara në TV.

"Unë jam gjithmonë i kujdesshëm me deklarime të tilla, por është e vërtetë. Unë kam parë një garë së bashku me Michael Schumacherin në shtëpinë e tij në Zvicër. Michaeli është në duart më të mira dhe po ka kujdes shumë të mirë në shtëpinë e tij", ka thënë Todt. "Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë".

Todt ka shtuar se vështirësia e shokut të tij për të komunikuar e ka trishtuar atë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)