Sport

KF Llapi së shpejti me “FanShop”

Descriptive Text

Klubi futbollistik nga Podujeva, KF Llapi së shpejti do të bëhet me dyqan online për tifozët e saj.

Skuadra llapjane këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë treguar se ky klub ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e produkteve të klubit të tyre në mënyrë elektronike, transmeton koha.net.

Ata kanë shkruar:

“RISI DHE SURPRIZË E MADHE PËR TIFOZËT E KLUBIT!

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Fanshopit dhe shitjes së produkteve të klubit në mënyrë elektronike

Podujevë, 29 korrik 2019 – Është finalizuar marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me Fanshop dhe produktet online në shitje.

Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj, që do mundësohen nga Fanshopi zyrtar i Llapit.

Për hapat tjerë do ju njoftojmë me kohë!”