Sport

Bale mund të kalojë tek Interi përmes Kinës

Janë shtuar spekulimet se ylli i Realit, Gareth Bale mund të përfundojë tek Interi përmes klubit kinez Jiangsu Suning.

Uellsiani pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Jiangsun, me pagë javore prej 1 milion eurosh.

Megjithatë duke ditur se Jiangsu është nën menaxhim të kompanisë që ka nën pronësi edhe Interin, Reuters raporton se “nuk ka garanci se Bale do të debutojë së shpejti në Kinë”.

Kjo sepse Suning Group mund ta huazojë yllin e Realit nga Jiangsu tek Interi, ku trajneri Antonio Conte raportohet se ka shprehur dëshirë të punojë me 30-vjeçarin.