Sport

Sarri kërkon një top-mesfushor

Descriptive Text

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri po kërkon një top mesfushor për edicionin 2019/20 për shkak se nuk është i bindur nga mesfusha aktuale.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".

Mësohet se ai po kërkon njërin prej mesfushorëve Christian Eriksen (Tottenham), Isco (Real Madrid) dhe Sergej Milinkoviq-Saviq (Lazio).

Për të siguruar njërin prej emrave të lartëpërmendur, Juventusi të paktën duhet të shpenzojë 70 milionë euro. Drejtuesit e kampionit të Italisë tashmë po shikojnë opsionet për të përmbushur kërkesat e teknikut italian Sarri.

Aktualisht, Juventusi në mesfushë ka lojtarët si Emre Can, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Sami Khedira, Blaise Matuidi, Miralem Pjaniq e Rodrigo Bentancur.