Sport

Barça ia cakton çmimin Coutinhos

Barcelona do të kërkojë 120 milionë euro për shitjen e yllit Philippe Coutinho.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça është e interesuar që nëse e shet brazilianin, të fitojë të paktën afër shifrës që pagoi për blerjen e tij.

Liverpooli është përfolur si skuadër që dëshiron rikthimin e Coutinhos në Anfield, ndërsa është raportuar edhe për interesim nga Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini.