Sport

Monaco kërkon Soaresin

Descriptive Text

Ekipi nga Ligue 1, Monaco ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Cedric Soares.

Mediumet britanike kanë njoftuar se Monaco tashmë i ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim Southamptonit për portugezin 27-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Soares do të largohet nga Southamptoni, pasi në bën pjesë në planet e klubit anglez. Ai ka kontratë deri në vitin tjetër kurse edicionin e shkuar ishte i huazuar te Interi.

Soares te Southamptoni është transferuar para katër vjetësh nga Sportingu për 9.5 milionë euro.