Pepe mund të përfundoj te Napoli

Pepe mund të përfundoj te Napoli

26 July 2019 12:15

Sulmuesi i Lillet, Nicolas Pepe ka gjasa të mëdha që të transferohet te skuadra e Napolit gjatë kësaj vere, ka raportuar të premten "Gazzetta dello Sport".

Presidenti i Lillet, Gerard Lopez ka pranuar se Napoli tashmë ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për 24-vjeçarin, që shkëlqeu edicionin e shkuar. Ai shënoi 23 gola dhe bëri 12 asistime në 41 ndeshje përgjatë edicionit të fundit, me fanellën e Lillet, transmeton Koha Ditore.

Pepe ka kontratë me Lillen deri në vitin 2022, por do të largohet gjatë kësaj vere. "Ne kemi marrë një ofertë të kënaqshme prej Napolit që për Pepen ka ofruar 80 milionë euro.

Vendimi tash mbetet te lojtari, i cili javën tjetër do të kthehet nga pushimet", ka thënë Lopez. Gjithashtu, është mësuar se Napoli i ka ofruar Pepes kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme