Sport

Serbët lartësojnë racizmin në Sllovaki

Descriptive Text

Mediat ndërkombëtare, madje edhe ato sllovake, kanë dënuar racizmin e shfaqur të mërkurën mbrëma në Bratisllavë, në ndeshjen ndërmjet ekipit vendas Slovan dhe Feronikelit, në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Të vetmet që iu gëzuan dhe e lartësuan këtë vepër ishin mediat serbe, pavarësisht se klubin sllovak e pret dënim i rëndë nga UEFA, gjë që e ka paralajmëruar edhe vetë Slovani para ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Tifozët sllovakë bën vazhdimisht thirrje "Kosova është Serbi" dhe shfaqën një transparent gjigant, ku thuhej: "Në pazar me Perëndimin, skemë e konfirmuar. Por dijeni mirë, nuk ka dorëzim! Kosova, tokë e shenjtë serbe".

Thirrjet të natyrës politike dhe shumë të tjera janë të ndaluara nga UEFA dhe për këtë organizata evropiane e futbollit e kishte paralajmëruar klubin, meqenëse tifozët e tij edhe në të kaluarën kanë bërë vepra të tilla.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)