Sport

Nainggolan dëshiron të kthehet te Cagliari

Foto: Reuters

Mesfushori Radja Nainggolan është duke insistuar për t'u kthyer te ish-skuadra Cagliari, pasi i është kumtuar se nuk është në plane tek Interi.

31-vjeçari ishte transferuar tek Interi nga Roma verën e kaluar për 38 milionë euro plus Nicolo Zaniolon. Mirëpo, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte ia ka bërë me dije se nuk është në planet e tij.

Nainggolan ka pranuar oferta nga Kina dhe nga skuadra tjetër e Serie A, Sampdoria.

Mirëpo, ai po preferon të kthehet te Cagliari, te klubi ku kishte luajtur nga viti 2010 deri më 2014.

Nainggolan ka shumë arsye për të zgjedhur Cagliarin, përfshirë mundësinë që bashkëshortja e tij të kalojë kohë me familjen e vet. Bashkëshortja e tij së fundi është diagnostikuar me kancer. Të dy ishin takuar derisa Nainggolan luante te Cagliari dhe ajo është nga ai rajon.

Cagliari së fundi ka shitur Nicolo Barellan tek Interi për 40 milionë euro, shifër që mund të rritet për dhjetë milionë, varësisht nga performanca.