Sport

Aston Villa bën transferimin e dhjetë këtë verë

Skuadra e Premier Leagues së Anglisë, Aston Villa, ka transferuar mesfushorin brazilian Douglas Luiz nga Manchester City për 17 milionë euro, duke e bërë përforcimin e dhjetë në afatin kalimtar të verës.

Luiz 21-vjeçar, i ishte bashkuar Manchester Cityt nga Vasco da Gama në vitin 2017, mirëpo kurrë nuk ka luajtur ndeshje me Cityn.

Ai ka kaluar në formë huazimi dy stinorë te Girona, ku ka luajtur plotë 46 ndeshje.

Kërkesa për të siguruar leje pune te City ishte refuzuar në gusht të vitit të kaluar dhe ai ishte rikthyer te Girona.

Edhe tek Aston Villa kanë njoftuar se po pritet të nxirret leja e punës për Luizin. Me të shpenzimet e Aston Villas arrijnë dukshëm mbi 100 milionë euro.