Sport

Jorginho: Sarri nuk ishte miku im, me Lampard mund të kemi suksese

Mesfushori i Chelseas, Jorginho ka thënë se ish-trajneri i tij, Maurizio Sarri nuk është miku i tij, ndërsa është i bindur se mund të këtë sukses nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Jorginho u transferua nga Napoli verën e kaluar dhe ishte paragjykuar se ishte i preferuari i Maurizio Sarrit.

“Sarri ishte trajneri im, nuk ishte shoku im. Kemi punuar katër vjet, por është koha për një tjetër sfidë. Sarri u largua, ndërsa unë do të qëndroj dhe do të bëj punën time në ekip. Kam kontratë katërvjeçare dhe jam shumë i lumtur te Chelsea”, deklaroi ai.

Të martën në fitoren kundër Barcelonës me rezultat 2-1 ai dha një asist që bëri te Tammy Abraham e lojtari me origjinë braziliane mendon se mund të ketë më shumë asiste këtë sezon, transmeton kp.

“Stili im është të kontrolloj lojën, unë mund të qëndroj në mesfushë dhe bashkëlojtarët e mi mund të sulmojnë e kështu mund të kem më shumë asiste, ndoshta edhe jo”, tha Jorginho.

Në fund italiani tha se është bërë me agresiv dhe ka mësuar shumë që prej arritjes së tij në “Stamford Bridge” para 12 muajsh.