Sport

Ajeti i zhgënjyer me humbjen e Baselit

Descriptive Text

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, ka mbetur i zhgënjyer me humbjen e ekipit të tij në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Baseli të martën mbrëma pësoi humbje në udhëtim nga PSV Eindhoveni me rezultatin 3:2. Njërin prej golave të Baselit e realizoi Ajeti, që më vonë u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

“Jam shumë i zhgënjyer me humbjen në Eindhoven, por besoj fuqishëm se në ndeshjen e kthimit mund të bëjmë diçka më shumë. Jam i kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin”, është shprehur Ajeti të mërkurën për “Blick”, transmeton “Koha Ditore”.

Ajeti ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 89-të nga Kemal Ademi.

Te Baseli tërë ndeshjen luajti Taulant Xhaka, që u ndëshkua me karton të verdhë. Dueli i kthimit luhet javën tjetër në Basel.