Sport

Napolit i refuzohet oferta për Icardin

Napolit i është refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi, bëri të ditur “Tuttomercatoweb” të mërkurën.

Interi mendon ta shesë Icardin, por vetëm për 80 milionë euro, në mënyrë që të paguajë transferimin e Romelu Lukakut nga Manchester Unitedi, transmeton “Koha Ditore”.

Icardi është lënë jashtë skuadrës për turneun para-sezonal në Azi. Për shërbimet e Icardit po insiston edhe Juventusi.

Napoli ka bërë ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh, por ajo nuk ka plotësuar kushtet e Interit.