Sport

Juve fiton ndaj Interit, De Ligt shënon autogol

Juventusi ka arritur ta mposht Interin në kuadër te International Champions Cup përmes penalltive 4-3.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku goli i parë ishte për Interin pas një autogoli të Matthijs de Ligt në minutën e 10-të, ndërsa shifrat i barazoi Cristiano Ronaldo nga një gjuajtje e lirë në minutën e 68-të, transmeton kp.

Nga penalltitë prej ekipit të Interit dështuan: Borja Valero, Samuele Longo dhe Andrea Ranocchia ndërsa shënuan Joao Mario, Nicolo Barella dhe George Puscas.

Për “zonjën e vjetër” golat nga penalltia i shënuan Joao Cancelo, Emre Can, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa i humbën Federico Bernardeschi dhe Adrien Rabiot.