Sport

Leicesteri me ofertë për Praetin

Leicester City ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit belg Dennis Praet, i cili është pjesë e skuadrës së Sampdorias, kanë njoftuar mediumet angleze të mërkurën.

Bëhet e ditur se Leicesteri ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim për të siguruar kartonin e 25-vjeçarit gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

Praet pritet të largohet nga Sampdoria dhe te Leicesteri shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Praet është pjesë e Sampdorias prej vitit 2016 kur u transferua nga Anderlechti për nëntë milionë euro dhe edicionin e shkuar ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 34 ndeshje në Serie A.

Praet ka kontratë me Sampdorian deri në vitin 2021 kurse ka edhe tri paraqitje për Përfaqësuesen e Belgjikës. Ai po kërkohet edhe nga Milani e Roma.