Sport

Grezda kërkohet nga ekipet franceze

Skuadrat nga Ligue 1, Brest dhe Dijon, kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Eros Grezda, që është pjesë e Glasgow Rangersit.

Mediumet skoceze kanë raportuar të martën se Grezda mund të largohet gjatë kësaj vere nga Rangersi, pasi nuk ka bindur me paraqitjet në edicionin e shkuar.

Ekipi skocez po kërkon të paktën dy milionë euro për të, transmeton Koha Ditore.

Grezda te Rangersi u transferua verën e shkuar nga Osijeku dhe me ekipin skocez ka kontratë deri në vitin 2022.

Ai realizoi dy gola dhe pati një asistim në 13 paraqitje kampionale. Grezda ka 12 paraqitje me Shqipërinë.