Sport

Ceballos huazohet te Arsenali

Descriptive Text

Dani Ceballos do t'i bashkohet Arsenalit në formë huazimi nga Real Madridi, raportojnë mediumet e huaja të martën.

Mesfushori 22-vjeçar ka luajtur 34 ndeshje në total për Realin stinorin e kaluar, ndërsa shënoi tre gola e asistoi dy të tjerë. Milani ishte interesuar për Ceballosin, mirëpo në fund mesfushori ka vendosur të provojë veten në Premier League, transmeton Koha Ditore.

Ceballos në radhët e Realit u transferua në verën e vitit 2017 nga Betisi për 16.5 milionë euro. Ai ka luajtur edhe gjashtë ndeshje me përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa ka shënuar një gol.