Sport

Hendboll, Kosova U19 e mbyll Evropianin me humbje

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në hendboll (femrat) të dielën e ka mbyllur Kampionatin Evropian, Divizioni B, të mbajtur në Lituani me humbje.

Në ndeshjen për pozitën e shtatë, Kosova pësoi humbje të ngushtë nga Gjeorgjia 29:28, raporton “Koha Ditore”.

Më e dalluara ishte Veronika Kastrati me 14 gola.

Për Kosovën kjo ishte humbja e pestë në po aq ndeshje në këtë evropian. Pësoi edhe nga Çekia, Turqia, Ishujt Faroe e Maqedonia e Veriut.