Sport

Mbrojtësi i ri i Chelseat ka mundësi të zgjedhë mes tri përfaqësueseve

Pak lojtarë të skuadrës së Chelseat kanë më tepër përvojë me Frank Lampardin si trajner sesa Fikayo Tomori.

Qendërmbrojtësi ishte yll i Derby Countyt të drejtuar nga Frank Lampardi stinorin e kaluar, ndërsa ishte i huazuar nga Chelsea.

Ishte befasia e stinorit të kaluar në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Tash, pasi të dy janë kthyer te Chelsea, do të ishte mundësi perfekte për 21-vjeçarin që të futet në skuadrën e parë të Chelseat, shkruan The Sun përcjell sot Koha Ditore.

Lampard ka paralajmëruar yjet e tij të rinj se duhet të impresionojnë atë gjatë fazës parasezonale. Tomori po shpreson të bëjë këtë.

Ai ka debutuar për Chelsean tre vjet më parë, në një ndeshje kur u inkuadrua nga banka rezervë.

Që nga atëherë, ai ka marrë përvojë duke u huazuar te skuadrat tjera. Ai është pjesë e një armate të lojtarëve të rinj të Chelseat që janë huazuar vazhdimisht në ekipe tjera.

Tomori kaloi gjashtë muaj i huazuar te Brightoni, një stinor te Hull City, para se të luante stinorin e kaluar te Derby County ku arriti shpërthimin e tij. Dhe tash, 12 vite që kur iu është bashkuar Chelseat si shtatëvjeçar, Tomori e di se duhet të lë shenjë te skuadra londineze. (Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)