Sport

Atletico e raporton Barçën në La Liga për Griezmannin

Atletico Madridi e ka raportuar Barcelonën në La Liga, ndërsa vazhdon të kërkojë edhe 80 milionë euro tjerë për transferimin e Antoine Griezmannit te Barça.

Griezmann ka kompletuar transferimin te Barcelona nga Atletico disa ditë më parë. Barcelona pagoi 120 milionë euro sa ishte klauzola për lirim në kontratën e Griezmannit me Atleticon. Klauzola kishte rënë në 120 milionë euro nga 1 korriku.

Mirëpo, krerët e Atleticos vlerësojnë se Barça ka arritur marrëveshje me sulmuesin qysh më herët, kur vet sulmuesi tha se dëshiron të largohet nga Atletico në fund të stinorit të kaluar. Për këtë arsye kërkon edhe 80 milionë euro shtesë, pasi klauzola para 1 korrikut ishte 200 milionë euro.

Atletico ka bërë ankesë në La Liga për këtë çështje.