Pas eliminimit në Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka

Pas eliminimit në Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka

19 July 2019 12:05

Një ditë pas eliminimit nga Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Ernest Gjoka.

Sipas njoftimit të klubit, vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

“Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit. Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme